Bota

Zelenskyy: Kjo javë është vendimtare, forcat ruse do të shtojnë sulmet në lindje

11 Prill 2022, 07:38 Nga DOSJA
Zelenskyy: Kjo javë është vendimtare, forcat ruse do të

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar qytetarët e tij se java e ardhshme do të jetë po aq vendimtare sa çdo tjetër në luftë.

Sipas Sky News, gjatë fjalimit të tij në orët e vona Volodymyr Zelenskyy bëri të ditur për qytetarët ukrains se java e ardhshme do të jetë po aq e tensionuar sa javët që lanë pas.

“Java e ardhshme nuk do të jetë më pak e rëndësishme se kjo, se ajo e mëparshme. Do të jetë po aq e tensionuar dhe më e përgjegjshme. Rusia do të jetë edhe më e frikësuar. Frika për të humbur. Frika se e vërteta do të duhet të pranohet. Trupat ruse do të kalojnë në operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë. Ata mund të përdorin edhe më shumë raketa kundër nesh, edhe më shumë bomba ajrore. Por ne po përgatitemi për veprimet e tyre,”-tha Zelenskyy.

Zelensky gjithashtu është shprehur se do ti përgjigjen sulmevë dhe bombardimeve nga forcat ruse.

“Ne do të përgjigjemi. Do të jemi edhe më aktivë në furnizimin me armë të Ukrainës. Do të jemi më aktivë në arenën ndërkombëtare. Do të jemi edhe më aktivë në fushën e informacionit,”-tha Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zjarr në Gorlovka, Kancelari austriak takohet me Putin, Ukraina pajiset me ‘Hercules’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 07:20

Lufta në Ukrainë: Gjermanisë i dobësohet imazhi

Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në një ditë, pavarësisht njëra-tjetrës. Notarja olimpike lituaneze, Rūta Meilutytė notoi javën e shkuar...