Bota

Aksionieri më i madh në Twitter, Elon Musk s’do ti bashkohet Bordit të kompanisë

11 Prill 2022, 06:22 Nga DOSJA

SHBA– CEO i Tesla-s Elon Musk, i cili së fundmi bleu një pjesë të aksioneve në Twitter, ka vendosur të mos i bashkohet bordit të kompanisë. Emërimi i Musk do të hynte në fuqi të shtunën pasi zbuloi javën e kaluar se ai kishte blerë 9.2% të aksioneve në platformën e mediave sociale.

CEO i Twitter, Parag Agrawal shkroi: “Unë besoj se kjo është për të mirën. Ne kemi dhe do të vlerësojmë gjithmonë kontributin e aksionerëve tanë, pavarësisht nëse ata janë në bordin tonë apo jo. Elon është aksioneri ynë më i madh dhe ne do të mbetemi të hapur ndaj kontributit të tij.”

Musk ka blerë më shumë se 9% të aksioneve në Twitter, duke e bërë atë aksionerin më të madh të kompanisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elon musk elon musk

Sondazh

Poll