Bota

‘Vend disi i lëkundur’/ Sot takim virtual, Biden ‘presion’ Indisë për naftën ruse

11 Prill 2022, 05:44 Nga DOSJA
‘Vend disi i lëkundur’/ Sot takim virtual, Biden

SHBA– Presidenti i Amerikës, Joe Biden do të zhvillojë një takim virtual me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi. The Guardian raporton se presidenti amerikan që pritet të bëjë presion ndaj Indisë që të mos rrisë importet e saj të naftës së papërpunuar ruse.

“Presidenti Biden do të vazhdojë konsultimet tona të ngushta mbi pasojat e luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe zbutjen e ndikimit të saj destabilizues në furnizimin global të ushqimit dhe tregjet e mallrave”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

India ka blerë të paktën 13 milionë fuçi naftë bruto ruse që kur vendi pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.  Biden ka akuzuar më parë Indinë se është i vetmi vend “disi i lëkundur” në grupin e kombeve që përfshin gjithashtu Japoninë dhe Australinë – në lidhje me Ukrainën. Deri tani nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll