Politike

“Fantazi e Bashës”, Shehaj përgënjeshtron ministren e Financave: Mashtroni qytetarët, taksa është

Shehaj në një reagim në Facebook, ka treguar dhe ligjin dhe shprehet se qeveria mashtron me deklaratat e saj.
Featured image of article: “Fantazi e Bashës”, Shehaj përgënjeshtron ministren e Financave: Mashtroni qytetarët, taksa është Agron Shehaj, ish-deputeti i PD

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i është përgjigjur ministres së Financave Anila Denajt, në lidhje me taksën e re që do të shtohet për karburantin. Shehaj në një reagim në Facebook, ka treguar dhe ligjin dhe shprehet se qeveria mashtron me deklaratat e saj.

Ish-deputeti ndër të tjera shkruan se “Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..’

Dokumenti i publikuar nga Shehaj

POSTIMI I PLOTË

Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.

Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..”
dhe
“Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..”

Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan.

E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, teksa i është përgjigjur një deklarate të Lulzim Bashës, ka thënë se nuk do të ketë asnjë taksë të re për karburantin. Denaj dhe rritja e taksës së karburantit, është thjeshte dhe vetëm produkt i fantazisë së Bashës, duke shtuar se nuk do të asnjë rritje të çmimit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment