Sport

Ajax fiton, por bllokon gazetarët anglezë: Nuk do që të shqetësojnë trajnerin Ten Hag

10 Prill 2022, 05:28 Nga DOSJA
Ajax fiton, por bllokon gazetarët anglezë: Nuk do që të

HOLANDE – Në ndeshjen e javës së 29-të Ajax fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Sparta Rotterdam. Pas golit të pësuar nga De Kamps (33’), “harkëtarët” në pjesën e dytë shënuan me Klaassen (49’) dhe Tadiç (62’) me penallti, që fiksoi shifrat 2-1.

Por Ajax Amsterdam nuk i ka lejuar gazetarët anglezë në konferencën për shtyp, pas derbit kundër Spartës të shtunën. Kështu raportojnë mediat britanike.

Sfondi ka të bëjë me kalimin e mundshëm të trajnerit Erik ten Hag te Manchester United.  52-vjeçari tashmë konsiderohet si favoriti kryesor për sezonin e ardhshëm. United do të paguajë gati dy milionë euro klubit holandezit për të blerë Ten Hag nga kontrata e tij, e cila zgjat deri në vitin 2023.

Ajaxit duket se nuk i pëlqen zhurma për të ardhmen e trajnerit të tyre. Gazetari Gary Cotterill i “Sky Sports News” thotë: “Zyra e shtypit ka qenë shumë e zënë, duke refuzuar kërkesat e mediave angleze për në konferencën për shtyp të Ajax pas ndeshjes. Asnjë radio, asnjë gazetë, asnjë “Sky Sports News” nuk do të ketë atje”.

Pse e gjithë kjo? Cotterill: “Ajax thotë, se duhet të fokusohet në fitimin e kampionatit.  Ata nuk duan që ai të pyetet në anglisht për Manchester United. Gjithashtu, anglishtja e tij nuk është shumë e mirë deri tani. Është irrituese që të gjitha mediat angleze refuzohen, sepse ai ndoshta nuk dëshiron t’u përgjigjet pyetjeve të vështira”.

Ajax udhëheq kampionatin holandez të Eredivisie me 72 pikë, shtatë më tepër se PSV Eindhoven, që ka një ndeshje më pak. Gjithsesi, sipas mediave angleze, marrëveshja me trajnerin e Ajax do të bëhet e ditur së shpejti. Ndoshta Ten Hag do të flasë më pas me gazetarët nga ishulli.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax është lideri i ri i eredivisie një marrëveshje me manchester united trajnerin erik ten hag ajax është lideri i ri i eredivisie një marrëveshje me manchester united trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll