Sport

Chelsea shpërthen pa Lukakun, Tuchel: “S’e di nëse do jetë me Realin, dje ishte i sëmurë”

10 Prill 2022, 05:11 Nga DOSJA
Chelsea shpërthen pa Lukakun, Tuchel: “S’e di nëse do

ANGLI – Një super Chelsea u shfaq dje pasdite ndaj Southampton, teksa fitoi me një rezultat të thellë 6-0.

Po vetëm në listen e shënuesve, por as edhe në stol nuk ishte sulmuesi belg Romelu Lukakut, aventura e dytë e të cilit në Londër nuk ka sjellë deri tani rezultate të mëdha.

Thomas Tuchel, trajneri gjerman i anglezëve, ndërmjet të tjerash foli për ndeshjen kundër Real Madridit javën e ardhshme, duke mos iu shmangur edhe pyetjes për mungesën e sulmuesit belg në këtë takim.

“Me Real Madridin do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga sot. Situata nuk është e lehtë, sot ishte e nevojshme për të arritur një rezultat këtu, pastaj në Spanjë do të jetë një detyrë shumë e vështirë. A do të jetë Lukaku në Madrid? Nuk e di… Ai nuk u stërvit dje, kishte shumë dhimbje. Ai tani ka vetëm dy seanca stërvitore në dispozicion. Të hënën nisemi për në Spanjë, për momentin nuk kam përgjigje”.

Golat në këtë fitore të thellë 6-0 të Chelseas u shënuan nga Alonso (8’), Mount dy (15’ dhe 54’), Werner dy (21’ dhe 49’) dhe Havertz (31’). Në radhët e Sauthamptonit mungonte sulmuesi kuqezi Armando Broja, madje ai nuk ishte as edhe ne përbërje të skuadrës për këtë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas gjermani thomas tuchel trajneri i chelsea “blutë” e chelseas gjermani thomas tuchel trajneri i chelsea

Sondazh

Poll