Aktualitet

Arrestohet rusi terrorist në Shqipëri, pjesë e ISIS-it që prej 2013, do ekstradohet drejt Rusisë (VD)

Nga policia është arrestuar R. M., 34 vjeç pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për shkak se akuzohet se është pjesë e grupit ISIS. Ai u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Rusisë.
Përditësuar:

Tiranë-Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një rus 34-vjeçar pasi ishte në kërkim për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga policia është arrestuar R. M., 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, ka lëshuar urdhër arresti, se akuzohet si terrorist.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Antiterrorit

Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, vë në pranga një të kërkuar për terrorizëm.

Lokalizohet, identifikohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, një 34 – vjeçar rus i kërkuar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin:

– R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.

Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në “Arrestohet rusi terrorist në Shqipëri, pjesë e ISIS-it që prej 2013, do ekstradohet drejt Rusisë (VD)

  1. bravo kapterra,pamarsisht pordhee qe shisni jam i bindur se KGB-ja e re Ruse ju ka dhene dhe orarin e gjumit te tij se po te ishte per ju do rronte sa ti donte trapi

Shto Koment