Politike

Inceneratorët, Meta: Ia tregova SKEMËN ish-presidentit të Kroacisë, vuri duart në kokë

9 Prill 2022, 16:36 Nga DOSJA
Inceneratorët, Meta: Ia tregova SKEMËN ish-presidentit të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë më shumë detaje çështjen e inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit Meta tha se në momentin që ia kishte treguar skemën ish-homologut të tij nga Kroacia, ky i fundit kishte reaguar ashpër ndaj tij.

“Në Ukrainë bëhet luftë dhe nuk rriten çmimet, këtu… I kam thënë rrisni rrogat dhe pensionet. Prandaj duhet të shpikej një fajtor për mosarritjet e qeverisë që është presidenti aktual. Kanë merak të gjejnë një president të mirë për popullin. Kanë frikë t’ja lënë në dorë popullit. Rilindja po bën përpjekje të jashtëzakonshme. Por presidenti ka disa detyra para se të largohet nga detyra. Pa asnjë diskutim presidenti pret që të zbatohet ligji. Ndërkohë afera e inceratorëve vazhdon. Të bëhen të gjithë të penduar, mjafton dëshmia e ish-ministrit të Financave për të vënë para përgjegjësisë gjysmën e qeverisë. Ai iku se e dinte rëndësinë e firmave, se ka qenë zv.kryeministër me një tjetër që për disa firma iku në burg. Këta bëhen bedela. Ne na duhet për të treguar se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Na duhet të na kthejnë lekët tek populli shqiptar. Ia tregova ish-presidentit të Kroacisë se ka qenë edhe jurist dhe vuri duart në kokë, tha si mund të ndodhin gjëra të tilla,”-tha ndër të tjera kreu i shtetit. 

LAJMI KRYESOR- Meta: Veliaj, ‘Zogu i Tiranës’, komitet për inceneratorët. Bllako? Kurrë i afërt me mua

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 9 prill 2022 ilir meta ilir meta 9 prill 2022

Sondazh

Poll