Politike

Në PD po zgjidhen ish-funksionarë të LSI/Këlliçi i kthehet Alibeajt: Janë emëruar nga Basha

9 Prill 2022, 16:38 Nga DOSJA
Në PD po zgjidhen ish-funksionarë të LSI/Këlliçi i

TIRANË- Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë një postimi në Facebookun e PD-së ka deklaruar se demokratët i refuzojnë zgjedhjet e shpallura nga Sali berisha, pasi sipas tij, po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Për këtë, ai ka deklaruar se kryetari i zgjedhur i grupseksionit nr.1 në Berat Santiliano Dule është ish-zyrtar i LSI-së.

Postimi i Plotë:

Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI. Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese.

Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga deputeti demokrat Belind Këlliçi i cili ka shkruar se të emëruarit e ish-kryetarit Lulzim Basha, po mbajnë të zaptuar faqen e PD-së në Facebook si dhe po e përdorin atë për të sulmuar demokratët. Ai gjithashtu ka publikuar karten e anëtarësisë së Santiliano Dule, e cila tregon se është demokrat dhe se është nënshkruar vet nga Basha.

Postimi i Këliçit:

Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët. Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur “mitingashë non grata” dhe “llum antiamerikan”. Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat. Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar. Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese! Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar. Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi enkelejd alibeaj lulzim basha santiliano dule belind kelliçi enkelejd alibeaj lulzim basha santiliano dule

Sondazh

Poll