Politike

Zgjedhje në Mallakastër, Këlliçi paralajmëron dalje për mediat

9 Prill 2022, 16:37 Nga DOSJA
Zgjedhje në Mallakastër, Këlliçi paralajmëron dalje

TIRANË– Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike do të dalë në një deklaratë për mediat në orën 19:30. Në një njoftim nga zyra e shtypit bëhet me dije se Këlliçi do të dalë para mediave nga selia blu, por jo tema për të cilën do të flasë. Sot, Rithemelimi ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar dege në Mallakastër dhe Këlliçi mund të flasë për pjesëmarrjen dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, në Kongresin e Partisë Socialiste është përmendur Rithemelimi nga kryeministri Edi Rama dhe jo vetëm. Përgjigje kanë marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, por nuk përjashtohet mundësia që Këlliçi të flasë dhe për këtë gjë. 

“Pershendetje te gjitheve, Sot ne oren 19.30 Belind Kelliçi deklarate per mediat nga selia e PD!”- shkruhet në njoftim. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll