Politike

Zgjedhjet në Mallakastër, Alibeaj: Berisha po u jep poste ish-funksionarëve të LSI

9 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Mallakastër, Alibeaj: Berisha po u jep poste

TIRANË– Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër zgjedhjeve që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillin në Gjirokastër. Në një postim në faqen zyrtare të PD-së e cila menaxhohet nga grupi që mbështet Alibeajn dhe kërkon largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha shkruhet se ato zgjedhje janë përjashtuese. Sipas statusit, Berisha ka injoruar kontributin e demokratëve dhe postet po ua jep zyrtarëve të LSI-së. 

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI. Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese,”- shkruhet në postim.

LAJMI KRYESOR: Gara për kryetar dege! Grupi i Rithemelimit publikon EMRAT kandidatë për Mallakastrën

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhje per kryetaret e degeve zgjedhje per kryetaret e degeve

Sondazh

Poll