Politike

E quajti “Zogu i Tiranës”, Veliaj i përgjigjet Metës: Fiksimaxhiu që rrihet me policë…

9 Prill 2022, 17:16 Nga DOSJA
E quajti “Zogu i Tiranës”, Veliaj i përgjigjet Metës:

TIRANE– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili doli në një konferencë për shtyp pas sulmit që Veliaj i bëri gjatë punimeve të Kongresit. I pyetur shkurtimisht nga gazetarët, Veliaj e quajti Metën “Fiksimaxhi”, ndërsa i kujtoi edhe përplasjen e vitit 2020 te zyrat e Frymës së Re Demokratike.

 “Ishte një kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregon kontrastin mes ne dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët, shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së, aq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.

Kreu i shtetit doli në një konferencë pasditen e sotme, nisur nga sulmi që Veliaj i bëri sot. Kryebashkiaku tha se presidenti aktual është një “pijanec që rri gjithë kohën furtunë”. Në përgjigjen e tij, Meta tha se Veliaj nxjerr nga goja çfarë i thonë që të nxjerrë dhe se e ka bërë përgjegjës për të gjithë stërkëmbëshat që ia kanë futur Shqipërisë.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta kongres i ps 9 prill 2022 erion veliaj ilir meta kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll