Politike

‘Ta kemi nisur, s’të pranon ai’/Emërimet e amasadorëve, Meta: Kështu gënjejnë ish-deputetët

9 Prill 2022, 16:22 Nga DOSJA
‘Ta kemi nisur, s’të pranon ai’/Emërimet e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit i ka cilësuar shpifje të gjitha si shpifje. Sipas kreut të shtetit, maxhorancë gënjen ish-deputetët duke u thënë se do i emërojnë ambasadorë të Shqipërisë, e për shkak se nuk e mbajnë premtimin, ia hedhin fjalin dhe akuzojnë Metën.

“Të gjithë që mund të shqetësuar se presidenti mban me pahir ambasadorët, janë mashtrime ordinere. Nuk janë rastësisht në ditën e Kongresit. Të jepej përmes fakteve. Faktet janë shkresat e propozimet. A mund të thotë qeveria, ministria e Jashtme, apo dhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim dhe nuk është miratuar nga presidenti? Kam bërë disa emërime, kur shkelin ligjin, kur e sjellin tek unë dhe jo tek Komisioni i Jashtëm. Presidenti u kujton ligjin dhe më pas e konfirmoj. Janë me dhjetra që janë mashtruar nga ata, u thonë ne ta kemi çuar emrin por u thonë ta kemi nisur emrin por ai nuk ta kalon. Nëse atë thosha që gënjen për orën, ky edhe në gjumë gënjen. Inceneratorët?

Të gjitha faktet janë bërë të ditura në institucionin e presidentit, i kam thënë para 25 prillit. S’e dimë pse del Veliaj kështu…? Sigurisht sepse duhet të dalim që të mos flasë Alqi, se u lejua të bënte të gjitha vendimet sipas një drejtësie me regji. Faktet kanë qenë me firmë e me vulë. Nuk dua të merrem kështu me çështjet që përmenda më parë. Dua t’ju bëj të qartë se nuk është presdenti ai që u ka dalë kundër, por i ka kam paralajmëruar që të mos vendosnin stërkëmbëshat,”-tha Ilir Meta.

LAJMI KRYESOR- Meta: Veliaj, ‘Zogu i Tiranës’, komitet për inceneratorët. Bllako? Kurrë i afërt me mua

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 9 prill 2022 ilir meta ilir meta 9 prill 2022

Sondazh

Poll