Politike

Çuçi-Manjës: Mu duke si anëtar i Rithemelimit. Ministri: PS pa shtyllë në Dibër

9 Prill 2022, 15:54 Nga DOSJA
Çuçi-Manjës: Mu duke si anëtar i Rithemelimit. Ministri:

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur Ulsi Manjës i cili u shpreh se Partia Scoailsite ka nevojë për një reformim të thellë e krerë degësh që frymëzojnë të rinjtë. Çuçi e krahasoi Manjën me anëtarët e Rithemelimit të Partisë Demokratike teksa shtoi se ministri i Drejtësisë ka të drejtë për Dibrën, por një situatë e tillë nuk paraqitet në të gjithë Shqipërinë. Në atë çast ndërhyri edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili tha se Manja nuk kishte nevojë për replikë.

REPLIKAT MES TYRE:

Bledi Çuçi: Duke dëgjuar Ulsiun, dukej sikur dëgjonim një anëtar të komisionit të rithemelimit dhe sikur partia nuk ekziston fare. Ulsiu ka të drejtë, por edhe nuk ka të drejtë. Ka të drejtë sepse kryesia më delegoi në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës për të ndihmuar në këtë bashki. Po të vej syzet e Ulsiut që i vura në Dibër është një realitet që Ulsiu me atë ton e përshkroi këtu. Partia pothuajse nuk ekziston fare. Por ky nuk është realiteti në gjithë Shqipërinë. Unë dua të sjell rastin e partisë në qarkun e Beratit që është një model i kundërt i partisë në Dibër.

Damian Gjiknuri: Ulsi nuk ka nevojë për replikë…vijojmë

Ulsi Manja: Në mungesë të opozitës e këndshme është t’i bëjmë replikë njeri-tjetrit se në asamblenë e PS jemi. Baza e fjalës time nuk ishte nihilizmi, por realizimi. Unë nuk e kam të drejtën të them se gjithçka fillon me këtë kongrese. Kjo nuk më pengon të them realitetin. Duhet të jemi realist.

LAJMI KRYESOR-Kongresi, Rama kërkon hetim për Berishën: Për veshi në SPAK kush gabon, PS është komb

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongres i ps 9 prill 2022 kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll