Aktualitet

Policia bën rezymen e 3 muajve: 27 aksidente rrugore më pak

9 Prill 2022, 17:07 Nga DOSJA
Policia bën rezymen e 3 muajve: 27 aksidente rrugore më pak

TIRANË- Policia ka bërë një rezyme të punës së saj në 3 muajt e parë të vitit 2022. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se në këto 3 muaj krahasuar me muajt në vititn 2021 janë 27 aksidente rrugore më pak dhe se 5 jetë të shpëtuara më shumë. Gjithashtu njoftohet se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 577 persona, nbdërkohë që janë pezulluar 2.173 leje drejtimi.

Postimi i Plotë:

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2022/ Falë angazhimit të shërbimeve të Policisë Rrugore janë evidentuar 27 aksidente rrugore më pak, me 5 jetë të shpëtuara më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Janë konstatuar, ndaluar, arrestuar dhe proceduar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të tjera, 577 shtetas.

• 2.173 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt. •Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 38 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke u ofruar atyre para.

Janë vendosur 67.898 masa administrative, më mesatare 754 gjoba në ditë. Janë shoqëruar 361 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, nga të cilat 164 i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Janë tërhequr 305 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara, si dhe janë hequr 188 palë targa të skaduara. Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll