Aktualitet

Sondazhi i Dosja.al: 80% e qytetarëve kundër legalizimit të kanabisit dhe Open Balkan

9 Prill 2022, 16:15 Nga DOSJA
Sondazhi i Dosja.al: 80% e qytetarëve kundër legalizimit të

TIRANË– 80% e lexuesve të Dosja.al që kanë votuar në sondazhin e hapur për legalizimin e kanabsit, Open Balkan e pezullimin e magjistratëve, janë shprehur kundër. Nga 886 votues, 708 prej tyre kanë dalë kundër tre çështjeve mjaft thelbësore që tashmë janë aprovuar nga qeveria shqiptare, pasi sipas kryeministrit Edi Rama, qytetarët u kanë dhënë ‘ok’-n e tyre përmes nismës Këshillimi Kombëtar. Ndryshe nga votat që ka numëruar Rama, në Dosja.al rezulton se vetëm 16% e votuesve (139 vota) kanë votuar pro tyre. Ndërsa 4%, 39 persona kanë zgjedhur alternativën ‘S’kam asnjë mendim’. 

Më 7 prill, kryeministri Edi Rama shpalli rezultatet e Këshillimit Kombëtar, teksa deklaroi se shqiptarët ishin pro legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore. Si votuan qytetarët sipas Ramës? Në përgjigjet e dërguara me postë, sipas kreut të qeverisë, 308 mijë qytetarë kanë votuar pro legalizimit të kanabisit, 148 mijë kundër, ndërsa 51 mijë nuk kanë pasur asnjë mendim.

Pyetjes me nurmër 12 ‘Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?’, i janë përgjigjur pozitivisht 303,018 persona, 134,879 negativisht, ndërsa 79, 666 me alternativën ‘nuk e di’. 

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dosja.al edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi open balkan dosja.al edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi open balkan

Sondazh

Poll