Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Milot! U dyshua për VRASJE, burri u përplas nga makina

9 Prill 2022, 11:34 Nga DOSJA
Gjendet një person i pajetë në Milot! U dyshua për VRASJE,

MILOT– Trupi i pajetë i Zef Kecit është gjetur ditën e sotme në Milot të Kurbinit. Dyshimet e para për këtë ngjarje ishin se Keci mund të ishte vrarë mirëpo u hodhën poshtë. Xhamat e makinës të gjetura pranë trupit të burrit, i cili ndodhet në anë të rrugës, tregojnë se ai është përplasur nga një makinë. Policia në njoftimin zyrtar dyshon se ai mund të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.

(a,b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet milot person i pajete ne milot zef keci milot person i pajete ne milot zef keci

Sondazh

Poll