Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Lezhë! Lëndohet e moshuara, familja e sapokthyer nga SHBA

9 Prill 2022, 10:19 Nga DOSJA
Shpërthen bombula e gazit në Lezhë! Lëndohet e moshuara,

LEZHË– Bombula e gazit ka shpërthyer ditën e sotme në banesën e Mark Lukës në Troshan të Lezhës. Dosja.al mëson se nga shpërthimi ka mbetur e lënduar bashkëshortja e tij, 67-vjeçarja Gjyste Luka. E moshuara është nisur drejt QSUT-së, në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. 

Mësohet se bomba kishte 10 litra gaz dhe gruaja ndodhej në banesë duke ngrohur qumështin në momentin kur shpërtheu bombola. Pronari i banesës, Mark Luka tregoi për mediat se para dy ditësh kishte ardhur nga Amerika dhe dje, për herë të parë kishte shkuar në Lezhë për të paguar faturat e mbledhura të një muaji, ilaçet e së shoqes. Ai kishte lidhur edhe bombolën, madje dhe e kishte provuar me çakmak nëse bombola kishte rrjedhje dhe në darkë e shoqja kishte gatuar një pilaf.

Policia e Lezhës tha se një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO/ Shpërthimi i bombulës në Lezhë, shtëpia e shkatërruar komplet, pamje nga rrënojat

Bombola i shpërtheu banesën, e shoqja u lëndua, Marku: Sapo jam kthyer nga Amerika

Shpërthimi në Lezhë/ Bombola u montua 1 ditë më parë, fqinji: Ishte si Gërdeci

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjyste luka lezhe mark luka shperthen bombula e gazit shperthen bombula e gazit ne lezhe gjyste luka lezhe mark luka shperthen bombula e gazit shperthen bombula e gazit ne lezhe

Sondazh

Poll