Aktualitet

U kapën me kokainë, arrestohen, dënohen dhe më pas lirohen dy të rinj shqiptar në Itali

9 Prill 2022, 13:50 Nga DOSJA
U kapën me kokainë, arrestohen, dënohen dhe më pas lirohen

ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar dhe më pas janë lënë të lirë pasi u kapën për trafik të lëndëve narkotike në Capua të Italisë.

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë të identifikuar si Erjon Xhaferri 27 vjeç dhe Dear Istrefi 24 vjeç u arrestuan nga policia antidrogës në fshatin Sant’Angelo të Capuas pasi gatë kontrollit personal dhe automjet, ata gjetën 40 pako me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, të ndara në mënyrë të barabartë mes të dyjave.

Mëngjesin e sotëm u zhvillua përpara gjyqtares Rosetta Stravino seanca ndaj dy të pandehurve ku fillimisht të dy u dënuan me 2 vite burg.

Por pasi avokati i tyre Giuseppe Foglie prezantoi tezën mbrojtëse, gjykata urdhëroi lirimin e të dyve të cilët tani janë të lirë pa asnjë masë apo precedent të regjistruar.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dear istrefi erjon xhaferri lirohen 2 shqiptare ne itali policia italiane dear istrefi erjon xhaferri lirohen 2 shqiptare ne itali policia italiane

Sondazh

Poll