Aktualitet

Nga vjedhja e bankave tek…/ Vihen në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale

9 Prill 2022, 13:59 Nga DOSJA
Nga vjedhja e bankave tek…/ Vihen në pranga 11 persona për

TIRANË– Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale që nisin nga vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit, deri tek drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur. Një 67-vjeçar, i identifikuar me inicialet K. M., është prangosur pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen e shtetasit K. M., 67 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. T., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur disa materiale, në firmën ku punonte; – A. K., 48 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtes në punë”, me profesion drejtues teknik, pasi në firmën ku ky shtetas punon, është dëmtuar punëtori, shtetasi P. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikt për jetën.

Nga specialistët në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ndaj shtetases E. K., 50 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit F. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – V. L., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi; – Xh. M., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi; – T. P., 55 vjeç, E. Ç., 47 vjeç, L. M., 20 vjeç, B. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll