Aktualitet

VD-Bombula i shpërtheu banesën, e shoqja u lëndua, Marku: Sapo jam kthyer nga Amerika

9 Prill 2022, 11:45 Nga DOSJA
VD-Bombula i shpërtheu banesën, e shoqja u lëndua, Marku: Sapo

LEZHË– Banesa e Mark Lukës shpërtheu ditën e sotme nga bombula e gazit në Lezhë. E zonja e shtëpisë, Gjyste Luka, është goditur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:25 dhe zonja është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se bomba kishte 10 litra gaz dhe gruaja ndodhej në banesë duke ngrohur qumështin në momentin kur shpërtheu bombola.

Luka tregoi për mediat se para dy ditësh kishte ardhur nga Amerika dhe dje, për herë të parë kishte shkuar në Lezhë për të paguar faturat e mbledhura të një muaji, ilaçet e së shoqes. Ai kishte lidhur edhe bombolën, madje dhe e kishte provuar me çakmak nëse bombola kishte rrjedhje dhe në darkë e shoqja kishte gatuar një pilaf.


‘Mbase ka rrjedhur natën, se nuk e mbylla këtu jashtë…Bombola ka qënë gjysmë e mbushur dhe e kisha mbyllur në mënyrë hermetike para se të ikja, Por me të kemi punuar tërë jetën.‘- tha ai. 

Policia e Lezhës tha se një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Shpërthen bombula e gazit në Lezhë, 67-vjeçarja niset drejt QSUT-së

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shperthen bombula e gazit ne lezhe shperthen bombula e gazit ne lezhe

Sondazh

Poll