Sport

Muriqi fundos Atletico-n dhe tërbon Simeonen, skuadra e tij rrezikon objektivin Champions

9 Prill 2022, 17:05 Nga DOSJA
Muriqi fundos Atletico-n dhe tërbon Simeonen, skuadra e tij rrezikon

SPANJË– Vedat Muriqi është bërë protagonist me Mallorcan në ndeshjen e kësaj jave kundër Atletico Madrid. Një gol që ka ardhur në minutën e 68-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe që ka ndihmuar Mallorca-n të dalë nga zona e ftohtë e renditjes.

Sulmuesi Kosovar ka arritur të mposht gardianin Oblak nga pika e bardhë e penalltisë me një ekzekutim perfekt që shkon në trekëndësh.Në ditët e fundit është përfolur për një rikthim të sulmuesit te Lacio, dhe me gola të tillë Igli Tare do të mendonte patjetër t’ia bashkonte përsëri sulmuesin skuadrës bardhekaltër.

 

Kjo humbje mund të rezultojë fatale për skuadrën e Diego Simeone-s, që është në garë për të siguruar një pozicion në zonën Champions të La Liga-s. Bardhekuqtë mbajnë vendin e katërt në renditje me 57 pikë, vetëm një më shumë se Betis-i i vendit të pestë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid mallorca muriqi atletico madrid mallorca muriqi

Sondazh

Poll