Sport

Shumë zhurmë për asgjë, Vllaznia dhe Laçi nuk dijnë të shënojnë

9 Prill 2022, 16:59 Nga DOSJA
Shumë zhurmë për asgjë, Vllaznia dhe Laçi nuk

SHKODËR- Nuk ka gola dhe fitues në takimin Vllaznia-Laçi. Dueli i luajtur në “Loro Boriçi” ishte tepër i luftuar dhe plot duele të forta në çdo cep të fushës. Rikthim me barazim për Shpëtim Duron në stolin e bardhezinjve kurbinas, që mbetën në vend të dytë me dy pikë mbi Kukësin ndjekës.

Një pjesë e parë me raste nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin golin. Pjesa e dytë ishte më e bukur, me dy skuadrat që tentuan golin. Bashkim Velija kishte një mundësi fantastike për Laçin, por anësori i djathtë u vonua shumë dhe fitoi vetëm një këndore.

Për kurbinasit e Duros provuan edhe Ujka, Shehu dhe Guindo, ndërsa kuqeblutë e Plorit tentuan me Jonuzin, Latifin, Da Silvën dhe Adilin. Në fund barazim 0-0, me Laçin që ngjitet në kuotën e 47 pikëve, ndërsa skuadra e Vllaznisë me 40.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport laçi vllaznia laçi vllaznia

Sondazh

Poll