Sport

Teuta sheh makthet e mbijetesës, Partizani mund të flasë për Europën

9 Prill 2022, 16:54 Nga DOSJA
Teuta sheh makthet e mbijetesës, Partizani mund të flasë për

ELBASAN– Partizani fiton ndaj Teutës me shifrat 3-1 dhe tani shpreson për një vend në kupat e Europës. Në minutën e 27′ Ivanovic do të shënonte për Teutën, por ky avantazh do të zgjaste deri në minutën e 45+1, kur Xhuljano Skuka goditi portën e Qirkos, moment i cili u diskutua edhe si pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR goli u quajt i rregullt, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Bitri do të shënonte në minutën e 53′, ndërsa kur pritej që ndeshja të mbaronte me këtë rezultat, Miroslavljev shfrytëzoi daljen nga Porta të Pano Qirkos dhe shënoi golin e tretë për Partizanin.

Pas javës së 28-të, Partizani shkon në kuotën 41 pikëve në vend të katër, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 32 pikë të grumbulluara.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani teuta partizani teuta

Sondazh

Poll