Bota

“Surprizë”, Boris Johnson takohet me Zelenskyyn në Kiev në një udhëtim të paparalajmëruar

9 Prill 2022, 14:38 Nga DOSJA
“Surprizë”, Boris Johnson takohet me Zelenskyyn në Kiev

UKRAINË– Kryeministri britanik Boris Johnson ka udhëtuar në Kiev për t’u takuar me Volodymyr Zelenskyy, ka zbuluar në Twitter Ambasada e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Një foto e dyshes të angazhuar në bisedime është shoqëruar me mbishkrimin “Surprizë”.

Kryeministri ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar personalisht Presidentin Zelenskyy, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas. Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake.“- tha një zëdhënës.

Surprise ? pic.twitter.com/AWa5RjYosD

— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) April 9, 2022

Udhëheqësit e huaj kanë nisur të udhëtojnë në Ukrainë për të ofruar mbështetjen e tyre. Kancelari austriak Karl Nehammer dhe presidentja e BE-së Ursula von der Leyen kanë qenë në vend këtë fundjavë.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll