Bota

‘Nuk ka fjalë për tmerrin që pashë në Bucha’,Von der Leyen nga Poloni :I admiroj ukrainasit

9 Prill 2022, 14:29 Nga DOSJA
‘Nuk ka fjalë për tmerrin që pashë në

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshkroi atë që pa gjatë vizitës së saj në qytetin ukrainas të Bucha si “tmerr” dhe përsëriti “admirimin” e saj për ukrainasit që po luftojnë pushtimin rus.

Nuk ka fjalë për tmerrin që kam parë në Bucha, fytyrën e shëmtuar të ushtrisë së Putinit që terrorizon njerëzit. Unë kam kaq shumë admirim për miqtë tanë të guximshëm ukrainas që luftojnë kundër kësaj. Ata po luftojnë luftën tonë.”- tha von der Leyen gjatë një ngjarjeje globale që po mbahet në Varshavë të Polonisë “Ngrihuni për Ukrainën”.

Ajo udhëtoi për në Kiev të premten së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ursula von der leyen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll