Aktualitet

Ngeci në ‘Kanionet e Gjipesë’! Shpëtohet turisti polak, dëshmia: Doja të bëja foto

9 Prill 2022, 05:55 Nga DOSJA
Ngeci në ‘Kanionet e Gjipesë’! Shpëtohet turisti

VLORË– Turisti polak i cili u bllokua ditën e djeshme në “Kanionet e Gjipesë” është nxjerrë i gjallë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai ka mundur të nxirret ditën e sotme nga gremina. Në ndihmë të tij mbërriti infermieri që ka arritur të zbresë në vendin ku ai ishte bllokuar. Fatmirësisht turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Infermieri së bashku me një alpinist kanë mundur të zbresin në terrenin e vështirë dhe t’i japin ndihmën e parë turistit. Së bashku me ta janë dhe një grup prej pesë personash që do përpiqen të sigurojnë transportin. Mësohet se është duke u përgatitur edhe vendi për të mundësuar transportin e tij me barrelë.

Pasi u transportua në qendrën shëdnetësore, turisti ka deklaruar se ishte vetëm në atë zonë pasi dëshironte që të bënte disa foto. Po ashtu ai ka shtuar se ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë.

Sipas policisë, turisti polak u bllokua që prej orës 13:30 të ditës së premte. Ai mbeti i bllokuar në kanionin e Gjipesë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Vlorës si dhe të Himarës, rinisën sot operacionin për nxjerrjen e tij nga humnera. Turisti polak ngeci në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa ekipi i shpëtimit u has në vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi kishte pësuar edhe fraktura. 

ZHVILLIMET ORE PAS ORE:

U rrëzua në kanionin e Gjipesë, turisti polak: Shkova të bëja foto, tani jam OK

Bllokimi i turistit në ‘Kanionet e Gjipesë’, PAMJET nga shpëtimi i polakut

FT/ I bllokuar që dje në ‘Kanionet e Gjipesë’, nxirret turisti polak, me fraktura në trup

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet turisti polak turisti polak gjendet turisti polak turisti polak

Sondazh

Poll