Aktualitet

‘Më sill “5 birra dhe 100 euro’/Grupi i Dashit,PËRGJIMET, sherri mes kushërinjve për paratë

9 Prill 2022, 10:15 Nga DOSJA
‘Më sill “5 birra dhe 100 euro’/Grupi i

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e prokurorisë italiane mbi shkatërrimin e grupit të Ergys Dashit në Itali. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafioze pak muaj më parë në Ekuador, ku sipas prokurorisë italiane kishte shkuar për të siguruar kokainë në shërbim të grupit të tij në Europë.

Ergys Dashi ishte organizatori i grupit dhe personi përgjegjës për të sjellë drogën nga Amerika Latine në Europë përmes Holandës, ndërkohë që organizonte edhe rrjetin e shpërndarësve me shumicë në rajonet e Italisë dhe shteteve përreth.

PËRGJIMET:

Ergys Dashi: Po ti nuk e kupton se ka të tjerë këtu që paguhen 3 mijë euro në muaj. PUMA për shembull (Odisea Leka) paguhet 3 000 euro në muaj dhe shkon e transporton 200 bukë në muaj. Hej dreq…dhe ju vazhdoni me këtë histori…po pse nga toka i nxjerrim lekët ne…

Edmond Dashi: Po ti e di që unë kam më shumë se një vit këtu..dhe isha mirë të punoja me 3 mijë euro në muaj..po lere tani!!

Ergys Dashi: Po ti nuk ke marrë 3 mijë euro në muaj. 5 mijë euro në muaj ishte minimumi..l*sh l*sh tani…Falendero Zotin!

Prokuroria italiane e ka ndjekur fizikisht dhe përmes përgjimeve grupin në fjalë duke zbuluar edhe kodet e tyre. Kështu për shembull, kur pjestarët në nivelet e poshtme të grupit donin të porosisnin kokainë, nuk përdornin fjalën “doza” por “birra”. Kur donin 5 doza për shembull, sipas prokurorisë italiane, ata thonin “më sill 5 birra”.

E njëjta formë kodifikimi ishte përdorur edhe sa i poërket sasisë. Kur flisnin për sasinë, ata nuk thonin “gramë”, por “euro”. Për shembull, nëse kërkonin për të shpërndarë 100 gramë kokainë thoshin “më duhen 100 euro”.

Marre nga Abcnews

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ergys dashi ergys dashi

Sondazh

Poll