Aktualitet

Rama doli ‘keq’ LIVE! Manastirliu premton fishat e diabetit falas: Duhet të bëjmë më shumë

9 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
Rama doli ‘keq’ LIVE! Manastirliu premton fishat e diabetit falas:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongresit të Partisë Socialiste, u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve. Në fjalën e saj, Manastirliu u shpreh se pjesë e barnave të rimbursueshme do të jenë edhe fishat e diabetit për të gjithë ata që kanë nevojë.


“Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jontë larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasijeve mjekësore sikurse janë fishat e diabetit,”- deklaroi Manastirliu.

Kjo deklaratë e ministres vjen dy ditë, pasi në studion e emisionit “Opinion”, kryeministri Edi Rama u përball me një të moshuar, e cila pohoi se paguante për fishat e diabetit pjesën më të madhe të pensionit të saj. Rama fillimisht e mohoi duke e akuzuar se gënjente, por më pas i premtoi se do të merrej personalisht me pretendimet e saj. Mesa duket, pasi bëri figurë të keqe “live”, Rama ka kërkuar nga ministrja e tij që të zgjidhë problemin, edhe pse pas 8 viteve në pushtet.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kongresi i PS! Deputetët e ministra me tryeza në shesh, 5 panele të ndryshme

(k.m/dosjaal)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kongres i ps 9 prill 2022 ogerta manastirliu kongres i ps 9 prill 2022 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll