Aktualitet

U rrëzua në kanionin e Gjipesë, turisti polak: Shkova të bëja foto, tani jam OK

9 Prill 2022, 10:42 Nga DOSJA
U rrëzua në kanionin e Gjipesë, turisti polak: Shkova të

TIRANË– Turisti polak i cili u rrëzua në kanionin e Gjipesë ka dhënë dëshminë për mediat e pranishme në qendrën ku po merr mjekimin. Ai ka treguar se kishte shkuar aty për të bërë një foto për shkak të pamjes së mrekullueshme që ajo ofronte, por është rrëzuar. Ai thotë se ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë.

“Kam telefonuar rreth orës 13 e 30 në polici pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë dhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar dhe me pas ka pas dëmtime në këmbe. Dua ta falenderoj policinë dhe të gjithë që morën pjese në ndihmën që më dhanë. Tani jam ‘OK’, por gjithçka ishte shumë e vështirë”, tha turisti polak.

LAJMI KRYESOR:Ngeci në ‘Kanionet e Gjipesë’! Turisti jashtë rrezikut për jetën, transportohet me barrelë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet turisti polak gjendet turisti polak

Sondazh

Poll