Aktualitet

Shitje droge dhe falsifikim dokumentesh, Policia i vë prangat 3 personave (EMRAT)

9 Prill 2022, 11:03 Nga DOSJA
Shitje droge dhe falsifikim dokumentesh, Policia i vë prangat 3 personave

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë tre persona, duke sekuestruar dhe një sasi të konsiderueshme droge. Në kuadër të operacionit të koduar “Triple”, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike heroinë; rreth 4.3 kilogramë cannabis; dokumente identifikimi italiane të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 patentë italiane false. Ndërsa në pranga përfunduan: Marselo Kola, Gjionata Kola, Armaldo Taramani. Të gjithë të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Njoftimi i plotë:

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe dokumente të falsifikuara.

Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ”Triple”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. K., 30 vjeç; Gj. K., 24 vjeç, i dënuar më parë në Itali për narkotikë, dhe A. T., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. L., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike heroinë; rreth 4.3 kilogramë cannabis; dokumente identifikimi italiane të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 patentë italiane me foton e këtij shtetasi dhe me gjeneralitetet e një shtetasi italian.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armaldo taramani gjionata kola marselo kola operacioni triple shkoder armaldo taramani gjionata kola marselo kola operacioni triple shkoder

Sondazh

Poll