Bota

“Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik”, Kurti takohet me Dendias në Greqi

9 Prill 2022, 10:58 Nga DOSJA
“Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik”, Kurti takohet

GREQI- Në Greqi është duke u mbajtur Forumi Ekonomik i Delfit ku po merr pjesë  edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili kërkoi nga vendi fqinj njohjen e Kosovës. Kurti i shoqëruar nga zëdhënësja e tij Donika Gërvalla ka takuar Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.

Ministria e Jashtme greke ka shpërndarë disa fotografi nga takimi ku thuhet se është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Takimi në margjina e Forumit Ekonomik Delphi mes Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe Ministres së Jashmte Donika Gërvalla. Diskutime në bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet në dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.

Συνάντηση ΥΠΕΞ @NikosDendias με Κοσοβάρo ΠΘ A.Kurti & Αν.ΠΘ/ΥΠΕΞ D.Gërvalla-Schwarz σε περιθώριο Οικονομικού Forum Δελφών – συζήτηση για οικονομική συνεργασία & εξελίξεις σε διάλογο Βελιγραδίου-Πρίστινας https://t.co/o4LBFw2YTO

— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) April 9, 2022

Në fjalimin e tij ditën e djeshme Kurti tha se njohja e Greqisë do mund t’i sillte Kosovës edhe njohje të reja nga vendet e tjera.

Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim të mirë me Greqinë, mes njerëzve të Kosovës dhe Greqisë, mes të dyja qeverive. Është vetëm një urë që duhet ta kalojmë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovë të marrë njohje të reja”, ka thënë Kurti.

Kurti u pyet edhe për vonesën e liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ne greqi nikos dendias albin kurti ne greqi nikos dendias

Sondazh

Poll