Bota

Nëna ukrainase tregon se si pa të bijën dhe bashkëshortin të vdisnin përpara syve të saj

9 Prill 2022, 08:09 Nga DOSJA
Nëna ukrainase tregon se si pa të bijën dhe bashkëshortin

UKRAINË- Një grua ukrainase ka treguar se ka parë momentin kur forcat ruse kanë vrarë vajzën dhe bashkëshortin e saj.

Sipas BBC news, historia e Viktoria Kovalenko gruas që pa vrasjen e të bijës dhe bashkëshorit është po aq e tmerrshme sa edhe shumë histroi të tjera që kanë ndodhur në 45 ditët e fundit në Ukrainë.

Gruaja është shprehur se e kujton shumë qartë momentin kur ajo dhe famijla e saj u sulmua.

“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Më shurdhoi. Xhami i pasmë u thye. Burri im bërtiti… Dil nga makina”-tha ajo.

Ndërkohë që sulmet nga Rusia filluan në Ukrainë, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit. Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt. Veronika 12-vjeçare ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm një vjeç.

Sipas BBC ata morën atë që ju duhej dhe u larguan me makinë nga shtëpia e tyre. Teksa u larguan nga periferi i qytetit, duke u nisur nga jugu, pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë ua bllokuan rrugën. Bashkëshorti i saj Petro kishte dalë nga makina që të lëvizte gurët nga rruga dhe sia sekonda më vonë makina e tyre u qëllua.

Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve të saj.

“Unë u përpoqa të qëndroja i qetë, mbaja vajzën time të vogël dhe më duhej ta çoja në siguri”-tha ajo. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA ndalon importin e naftës nga Rusia, Kancelari austriak shkon sot në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll