Bota

Vinte nga Malësia e Madhe! Zbulohet Drogë me dron në Mal të Zi

9 Prill 2022, 07:00 Nga DOSJA
Vinte nga Malësia e Madhe! Zbulohet Drogë me dron në Mal të

MAL I ZI– Policia malazeze ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marihuanë, gjithsej nëntë kilogramë. Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit vëzhgues në lidhje me ndalimin e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.

“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kuadër të kompetencave të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni droge mal i zi droge mal i zi

Sondazh

Poll