Bota

Guvernatori i Luhanskut bën thirrje për evakuiimin e civilëve

9 Prill 2022, 08:22 Nga DOSJA
Guvernatori i Luhanskut bën thirrje për evakuiimin e civilëve

UKRAINË- Guvernatori i Luhanskut ka thënë se më shumë njerëz duhet të evakuohen nga rajoni Luhansk në Ukrainën lindore pasi forcat ruse po shtojnë sulmet.

Sipas Sky News, forcat ruse duket se po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në jug dhe lindje të vendit pas braktisjes së operacioneve në veri.

“Fatkeqësisht, pas fatkeqësisë së djeshme nga Kramatorsk, rrugët tona të evakuimit po rregullohen, por ne jemi gati, do të vazhdojmë të evakuojmë njerëzit. Të gjitha vendbanimet janë duke u granatuar. Zonat më të vështira janë Rubizhne, Popasna dhe komuniteti Hirske. Komuniteti Hirske granatohet nga mëngjesi deri në mbrëmje, vazhdimisht, armiku nuk është ndalur fare, qëllohet me të gjitha llojet e armëve, por edhe me avionë. vazhdon në Popasna dhe Rubizhne”-tha Haidai.

Guvernatori i Luhanskut Serhiy Haidai tha se 30% e banorëve janë ende në qytete dhe fshatra në rajon. Ai gjithashtu ka thënë se ju duhet patjetër ti ofrohet një plan për arratisje nga vendi drejt nje vendi më të sigurtë..

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se 10 korridore humanitare janë duke u krijuar për banorët në zonat e rrethuara.

Forcat ruse sulmuan ditën e djeshme një  stacion hekurudhorë në rajonin fqinj të Donetsk dhe nga ky sulm mbëtën të vdekur 52 njerëz.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA ndalon importin e naftës nga Rusia, Kancelari austriak shkon sot në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll