Bota

Finlanda dhe Suedia janë dy shtetet që mund t’i bashkohen NATO’s së shpejti

9 Prill 2022, 07:29 Nga DOSJA
Finlanda dhe Suedia janë dy shtetet që mund t’i bashkohen

SHBA- Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen NATO-s, lëvizje që ka të ngjarë të zemërojnë Moskën. Sipas CNN, zyrtarët e NATO-s kanë thënë se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë.

Sipas zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së kjo çështja doli në takimin e jashtëm të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.

Zyrtarët thanë se diskutimet nënvizojnë shkallën në të cilën pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin ka shërbyer vetëm për të rigjallëruar dhe bashkuar aleancën e NATO-s, pikërisht e kundërta e qëllimeve të deklaruara të Putinit përpara fillimit të luftës.

Presidenti rus kishte kërkuar që NATO të ndalonte zgjerimin në lindje dhe pranimin e anëtarëve të rinj, duke akuzuar bllokun për kërcënimin e sigurisë ruse. Në vend të kësaj, NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe po përgatitet të mirëpresë anëtarët e rinj.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA ndalon importin e naftës nga Rusia, Kancelari austriak shkon sot në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll