Bota

Pas sulmit të stacionit hekurudhor në Kramatorsk vendoset shtetrrethimi në Odesa

9 Prill 2022, 09:34 Nga DOSJA
Pas sulmit të stacionit hekurudhor në Kramatorsk vendoset

UKRAINË- Zyrtarët në qytetin jugor të Odesa-s kanë thënë se do të vendosin një shtetrrethim në fundjavë për shkak të kërcënimeve për sulme të mëtejshme raketore.

“Një shtetrrethim do të vendoset në rajonin e Odesa dhe Odesa nga ora 21:00 (19:00 BST) më 9 prill deri në orën 6:00 (4:00 BST) 11 prill,”– tha ushtria e Odesa në Facebook.

Sipas BBC news, vendimi u mor duke pasur parasysh ngjarjet në Kramatorsk dhe një kërcënim për një sulm raketor të mundshëm në Odessa.

Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe dhjetë u plagosën pasi raketat goditën një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk të premten.

Ukraina ka paralajmëruar rigrupimin e Rusisë për të nisur një ofensivë të re në lindje dhe jug të vendit, pasi u tërhoq nga ofensiva e saj në kryeqytetin Kiev në veri.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA ndalon importin e naftës nga Rusia, Kancelari austriak shkon sot në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll