Bota

Zbulohet gjenerali rus që qëndron pas sulmit në stacionin hekurudhor të Ukrainës

9 Prill 2022, 06:29 Nga DOSJA
Zbulohet gjenerali rus që qëndron pas sulmit në stacionin

RUSI-Një gjeneral rus ka qenë i lidhur me sulmin vdekjeprurës të stacionit hekurudhor që vrau dhjetëra civilë. Sipas Daily Mail, zyrtarët perëndimorë besojnë se gjeneral Aleksandr Dvornikov mund të ketë urdhëruar sulmin ajror fatal të djeshëm në stacionin në Kramatorsk. Dvornikov thuhet se ka pasur përvoja afatgjate në operacionet luftarake në Siri.

Në fotot e publikuara të premten nga qyteti lindor i Ukrainës dukeshin trupat e pajetë të shpërndarë nëpër dysheme, të shtrirë mes bagazheve. Fotot e tjera tregonin tym që dilte nga ndërtesa ndërsa zjarrfikësit nxituan në vendngjarje. Ukraina pretendon se rreth 300 u plagosën nga shpërthimi.

Franca i cilësoi sulmet e dyshuara me raketa ruse ndaj refugjatëve ukrainas si një ‘krim kundër njerëzimit’ pasi të paktën 50 njerëz, përfshirë pesë fëmijë u vranë në një tjetër mizori që ka ngjallur dënim ndërkombëtar. 

Moska dhe Kievi kanë akuzuar të dy njëri-tjetrin për kryerjen e sulmit, me ministrinë ruse të mbrojtjes që i quajti akuzat se kishte kryer sulmin “absolutisht të pavërteta”, ndërsa media shtetërore u përpoq të transferonte fajin mbi trupat ukrainase.

Në një mesazh në Instagram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ruse po shkatërrojnë popullin ukrainas.

“Forcat ruse po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullsinë civile. Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë’. Asnjë ushtar ukrainas nuk ishte në stacion kur u godit”-tha Zelenskyy.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandr dvornikov lufta ukraine-rusi aleksandr dvornikov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll