Bota

Sanksionet/ Britania bllokon avionin e oligarkut rus

9 Prill 2022, 06:33 Nga DOSJA
Sanksionet/ Britania bllokon avionin e oligarkut rus

BRITANI– Një avion privat në pronësi të një miliarderi rus është ndaluar të fluturojë në Mbretërinë e Bashkuar. Avionit, në pronësi të Eugene Shvidler, iu pezulluan lejet për të fluturuar pas një hetimi. Në mars, Sekretari i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, bllokoi avionin që të largohej nga aeroporti Biggin Hill në Londrën juglindore.

Avioni Cessna, ndodhet në Londër për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes dhe riparimeve, raporton BBC. Shapps vizitoi Biggin Hill për të parë avionin. Ai tha se oligarkët rusë që kanë përfituar nga regjimi i Putinit nuk do të lejohen të bëjnë biznesin e tyre siç ishin përpara se “të fillonte kjo luftë krejtësisht e paprovokuar”. Shapps shtoi se avioni nuk do të shkojë askund.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll