Sport

Shteti po çon drejt falimentit sportin shqiptar, Ylli: “Të legalizohen bastet”!

8 Prill 2022, 18:06 Nga DOSJA
Shteti po çon drejt falimentit sportin shqiptar, Ylli: “Të

TIRANE Sot, më mjediset e Hotel Tirana International, me nismën e Komitetit Olimpik Shqiptar, u organizua një takim me Ministrinë e Sportit, ku të pranishëm ishin drejtuesit e federatave, si dhe sportistë elitarë.

Arsyeja e kësaj mbledhjeje, shkurtimi i fondeve financiare për sportin. Buxheti sportit i këtij viti, 412 milionë lekë për 25 federatat që marrin grante nga Ministria përkatëse, është më pak se 1/3 e buxhetit të një viti më parë, duke bërë që drejtuesit e federatave sportive të dynden përpara dyerve të Komitetit Olimpik për të kërkuar ndihmë.

“Kanë ardhur vazhdimisht federatat, të gjitha pa përjashtim, duke u ankuar për këtë buxhetin mjeran, që Qeveria ka dhënë këtë vit për sportin. Ne të nderuar politikanë, deputetë dhe i nderuar Kryeministër nuk mund të jetojmë me bombul oksigjeni me vete, sporti nuk kërkon lëmoshë,” – ka deklaruar Fidel Ylli.

Si zgjidhje presidenti i KOKSH-it ka propozuar formalizimin e basteve sportive, ku sporti të marrë një pjesë të përfitimeve nga të ardhurat e kësaj veprimtarie.

“Mbledh të ardhurave jo vetëm për sportin, por mbledh të ardhura edhe për buxhetin e shtetit. Sepse janë miliona euro që luhet sot live, e dinë deputetët, e di Kryeministri, e dinë të gjithë e nuk i mbyllin dot, atëherë çfarë ndodh? T’i formalizojmë!”- u shpreh ndër të tjera presidenti i KOKSH-it.

Një zëri kanë qenë bashkë për këtë situatë kritike të gjendjes së sportit në vend edhe drejtuesit e federatave sportive. “Sporti është i përçmuar në këto kohë që ne jemi mbledhur dhe duhet të bëhemi të gjtihë bashkë të vejmë pikat mbi “I”, – thotë Gjergj Ruli, president i Federatës së Atletikës.

 “Problemi më i madh është udhëzimi dhe mbështetja e pushtetit vendor. Nëse do të realizojmë këto dy gjëra, unë them se situata do të përmirësohet,”- deklaron Skënder Anxhaku, president i Federatës së Çiklizmit.

“Momentalisht sporti është në vdekje klinik. Nëse do të vazhdojmë me këtë situatë që jemi sot, të mos shpresojmë më për një medalje olimpike,”- shprehet kampioni i botës Briken Calja në peshëngritje.

Ndërkohë, Qeveria në këtë tryezë, u prezantuar me një nga këshilltaret e ministres Kushi për sportin, Rovena Elmazi. Një zgjidhje emergjente e minutave të fundit, që shkonte në sintoni me vëmendjen për sportin edhe në buxhet.

“Në fakt unë kam ardhur e papërgatitur, pasi duhet të ishte ministrja këtu, ju kërkojmë falje, pasi është në një angazhim në një aktivitet tjetër,”- u shpreh këshilltarja Elmazi.

Në përfundim të kësaj tavoline të rrumbullakët, organizuar nga Komiteti Olimpik në mjediset e Hotel Tirana International, rreth 60 të pranishmit nga federatat sportive firmosën një peticion në lidhje me këto kërkesa, që u shtruan gjatë tryezës.

“Ne jemi të gjithë bashkë këtu, si asnjëherë tjetër në një mëndje, dhe do të firmosim këtë peticion që Qeveria të na rrijë me një ‘gatitu’”,- tha në mbyllja Elez Gjoza, president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asamblete e komitetit olimpik deputeti fidel ylli fidel ylli debat vokshi komitetit olimpik shqiptar asamblete e komitetit olimpik deputeti fidel ylli fidel ylli debat vokshi komitetit olimpik shqiptar

Sondazh

Poll