Politike

VD-Berisha për Bllakon: Thonë se u arratis nga Qafë Bota, e sollën me helikopter

8 Prill 2022, 11:35 Nga DOSJA
VD-Berisha për Bllakon: Thonë se u arratis nga Qafë Bota, e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako për çështjen e inceneratorëve. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se mendohet se Bllako ka ikur nga Shqipëria në Greqi, e është kthyer me helikopter për t’u prangosur. Madje shtoi se personi i fundit që ka takuar Bllako para se të arrestohej është kryeministri Edi Rama, në një nga vilat qeveritare.


Në mënyrë flagrante përpjekjen anti-ligjore të qeverisë për mbrojtjen e tij, qytetarët nuk panë asnjë moment një sekuencë të komisionit të mandateve të parlamentit për të vendosur për imunitetin e tij. Ai hoqi dorë me shkrim por nuk është i deputetit imuniteti, është i Parlamentit me Kushtetutë. Komisioni e ftonte dhe e përgëzonte për vendimin e marrë, por nuk e mbyllte procesin. Ishte parlamenti që do të votonte edhe heqjen e imunitetit. Kjo nuk ndodhi! Organizata e inceneratorëve nuk lejoi që të ndodhte asnjë prej tyre. Bllako u zhduk, njeriu që tha nuk kam imunitet u zhduk për 13 orë. Zërat thonë se u arratis në Qafë Botë në Greqi, nuk e di s’kam asnjë fakt.Thonë se u kthye me helikopter. Por Policia qëndroi në anën e Bllakos. Kush e detyroi Nanon të mashtronte shqiptarët? Njeriu i fundit, thonë zërat, që takoi Bllako ishte Rama në një nga zyrat qeveritare. Sidoqoftë kjo ‘giallo’, ajo e inceneratorëve është aferë kriminale,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR- Legalizimi i kanabisit mjekësor,Berisha:Rama legjitimoi bandat,dridhet kur dëgjon emrin tim

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako sali berisha sali berisha 8 prill 2022 alqi bllako sali berisha sali berisha 8 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Prill 2022, 19:57

DEKLARATA! Rama: Jam dashnor i gruas time

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar veten si një ‘dashnor’ të bashkëshortes së tij. I ftuar në “Opinion”, Rama e t...