Aktualitet

VD-AMP&SPAK prangosin 35 policë në Morinë, lejuan kalimet ilegale, 8 mijë € fitim në ditë

8 Prill 2022, 09:13 Nga DOSJA
VD-AMP&SPAK prangosin 35 policë në Morinë, lejuan kalimet

KOSOVË– 15 punonjës policie të pikës kufitare të Morinës janë lënë në masën ‘arrest me burg’, 12 të tjerë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa katër janë pezulluar nga puna. Dosja.al raportoi se operacioni është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është konkretizuar me arrestimin deri më tani të 35 efektivë të Policisë të Pikës Kufitare në Morinë.  Me sjelljen e efektivëve në Tiranë është bërë dhe ekzekutimi i masave të sigurisë.

Sipas burimeve të Dosja.al, hetimi ndaj tyre është zhvilluar me metoda speciale dhe akuzohen se kanë kryer veprat penale: korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në këtë skemë rezulton të jetë përfshirë edhe drejtori i i Kufirit dhe Migracionit në Kukës, Fran Kacorri. Ndërkohë që në Shqipëri, operacioni zhvillohet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe SPAK, në Kosovë po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, por ende nuk ka informacion për identitetin e zyrtarëve policorë të arrestuar.

Si funksiononte skema në kufi?

Dosja.al ka mësuar se në kabinat e policisë në kufi me urdhër të prokurorisë ishin vendosur kamera përgjimi të cilat kanë fiksuar çdo lëvizje të punonjësve të policisë. Pikërisht filmimet kanë zbuluar se në çdo minutë regjistrohej një rast ryshfeti ku vlera më e ulët që policët merrnin ishte 10 euro dhe më e madhe 100 euro. Ndërsa në një ditë, fitimet e efektivëve mund të shkonin deri në tetë mijë euro në ditë. 

Ky është operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Këta policë dhe doganierë dyshohen të kenë marrë me qindra euro nga qytetarë të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe në këmbim i kanë lejuar atyre kalimin e paligjshëm në kufi. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

8 mijë euro fitim në ditë! Del FOTOJA, momenti ku efektivët në Morinë marrin paratë

Arrestimi i efektivëve në Morinë, Rama: U godit çerdhja e të korruptuarve

E PLOTË- AMP del me njoftim zyrtar për arrestimin e policëse: S’regjistronin kriminelët

35 efektivë të arrestuar në Morinë! Çuçi: Hetim model, të vendosur për të pastruar Policinë

Arrestimi i policëve në Morinë, Gledis Nano: Kush nuk punon me ndershmëri të largohet vetë

SPAK bën ‘kërdinë’ në Morinë/Manipulonin “TIMS”, dhjetëra arrestime, pse akuzohen efektivët

ME VIDEO- Momenti i arrestimit të policëve në Morinë nga kolegët e tyre

Akuza për ryshfet e shpërdorim detyre/ Arrestohen policë në Morinë, ç’po ndodh (NJOFTIMI)

‘Pika 2’ në kufi! Arrestohen 10 policë nga Shqipëria, pritet ndalimi i 35 të tjerëve

(a.b;k.m;f.g/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore amp arreston ne morine kosove operacioni pika 2 amp arreston ne morine kosove operacioni pika 2

Sondazh

Poll