Aktualitet

Dorëheqje, largime dhe SHKARKIME! Ç’ndodhi në 2 javë në vend, kush la detyrën?

8 Prill 2022, 08:44 Nga DOSJA
Dorëheqje, largime dhe SHKARKIME! Ç’ndodhi në 2 javë

TIRANË– Politika dhe administrata shtetërore ‘gumëzhoi’ 2 javët e fundit me dorëheqjet, largimet dhe shkarkimet. Mbase fluksi ose ‘presioni’ i madh nga eprorët bëri që figurat e mëposhtme të linin detyrën por disa prej tyre nuk treguan arsyet. Largimet vijnë në një periudhë kur vendi është përfshirë në një krizë çmimesh, si pasojë e luftës që po vijon prej më shumë se 1 muaj në Ukrainë. 

Ç’NDODHI NË 2 JAVË?

Dorëheqja e fundit dhe pa një arsye konkrete është ajo e Kreut të Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishit. Më 6 Prill, në media u raportua se Dyrmishi do largohet nga posti që e mbante për 5 vite me radhë, kohë gjatë së cilës iu janë bërë dy atentate. Ende nuk ka një emër zëvendësues. 

Po më 6 prill, u lirua nga detyra prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto. Kjo nuk ishte dorëheqje por lirimin nga detyra me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave, duke emëruar në vend të tij Emiljan Jani. Më herët Jani ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës.

4 prill dha dorëhiqjen prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku. Pas 3 vitesh në këtë funksion, Jaku bëri publike dorëheqjen nga posti dike mos dhënë asnjë aryse. Ai e ka ‘justifikuar’ me një shprehje të Martin Luter Kingut; “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”

Jo dorëheqje dhe as largim, por SHKARKIM. 26 Mars, ditë kur mediat raportuan se kryeministri Edi Rama shkarkoi nga posti si Drejtor i Postës Shqiptare, Ervin Bushatin. Kreu i qeverisë nuk e ka komentuar shkarkimin, madje as vetë Bushati.

“Sa i përket drejtorit kjo është risi në konferencën e shtypit. Unë nuk përgjigjem për vënie dhe largime drejtorësh. Nuk është fare temë për këtë sallë”, u shpreh Rama. Bushati i cili ishte në atë post prej 6 muajsh, u zëvendësua nga Anisa Kaltanji, e cila do të jetë përkohësisht në këtë post.

Dorëheqja që ende komentohet edhe pas 2 javësh, është ajo e Lulzim Bashës, nga kreu i Partisë Demokratike. Më 21 mars 2022, Dosja.al raportoi e para dorëheqjen e Bashës, i cili shpalli këtë vendim nga drejtimi i opozitës pas humbjeve të njëpasnjëshme elektorale dhe presionit në rritje. Ish-kreu i PD-së e shpalli dorëheqjen në një fjalim të mbajtur para grupit parlamentar demokrat.

A do ketë shkarkime të tjera? Mbetet për t’u parë pasi java ka dhe dy javë të tjera për të përfunduar… 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ani dyrmishi ervin bushati gjoke jaku largimet nga detyra lulzim basha roland nasto ani dyrmishi ervin bushati gjoke jaku largimet nga detyra lulzim basha roland nasto

Sondazh

Poll