Aktualitet

Arrestimi i efektivëve në Morinë, Rama: U godit çerdhja e të korruptuarve

8 Prill 2022, 14:39 Nga DOSJA
Arrestimi i efektivëve në Morinë, Rama: U godit çerdhja e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërgëzuar institucionet për operacionin që ka çuar në pranga efektivë e pikës kufitare në Morinë të cilët akuzohen se merrnin ryshfet për të mos regjistruar personat me probleme me ligjin në pikat kufitare. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shton se kjo frymë e cilësi bashkëpunimi duhet të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë,”- shkruan kryeministri Rama.

Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.

— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2022

VD-AMP&SPAK prangosin 35 policë në Morinë, lejuan trafiqet nga Kosova dhe kalimet ilegale

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll