Aktualitet

1 milion euro kokainë, kapet pas një jave shqiptari që i iku ‘nga duart’ policisë italiane

8 Prill 2022, 14:42 Nga DOSJA
1 milion euro kokainë, kapet pas një jave shqiptari që i iku

ITALI- Guardia di Finanza e Vicenzës ka mbyllur rrethin e operacionit të antidrogës të 31 marsit të kaluar ku një trafikant shqiptar arriti të arratisej në mes të fushave pasi makina me të cilën udhëtonte me bashkëpunëtorin e tij u bllokua në dalje të autostradës Montebello.

Sipas mediave italiane, hetimet bënë të mundur identifikimin e të arratisurit, i cili rezultoi të ishte vëllai i drejtuesit të makinës që u arrestua tetë ditë më parë. Operacioni antidrogë kishte bërë të mundur rikuperimin e drogës, e ila nëse do të hidhej nv treg të zi do të kapte vlerën e 1 milion euro.

Oficerët kanë identifikuar vendin e fshehjes së të arratisurit që kishte gjetur strehim shqipari jo shumë larg në zonën e Paduan në Selvazzano Dentro, në një apartament të një gruaje me origjinë nga Rumania.

Mëngjesin e sotëm forcat e polcisë hynë me forcë në banesë duke habitur të kërkuarin. Gjatë kontrollit lokal u gjet dhe sekuestrua një shumë prej 9000.00 eurosh cash, së bashku me 3 telefona celularë. Gjatë kontrollit u sekuestruan një xhup dhe një palë atlete që korrespondojnë me ato të veshura nga i dyshuari në momentin e arratisjes dhe të kapura nga kamerat e kabinës së pagesës së autostradës Montebello Vicentino.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll