Aktualitet

Covid, MSH: Asnjë humbje jete dhe 28 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

8 Prill 2022, 15:06 Nga DOSJA
Covid, MSH: Asnjë humbje jete dhe 28 raste të reja gjatë 24

TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 846 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 372 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë. Janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 117 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,272 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Prill 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 117
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 846

Testime totale 1,785,191
Raste pozitive 274,136
Raste të shëruara 270,272
Raste Aktive 372
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 216
Vlorë 56
Fier 39
Elbasan 20
Korçë 16
Berat 13
Durrës 9
Gjirokastër 8
Kukës 2
Shkodër 7
Lezhë 5

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid ne shqiperi covid ne shqiperi bilanci i covid ne shqiperi covid ne shqiperi

Sondazh

Poll