Aktualitet

8 mijë euro fitim në ditë! Del FOTOJA, momenti kur efektivët në Morinë marrin paratë

8 Prill 2022, 15:28 Nga DOSJA
8 mijë euro fitim në ditë! Del FOTOJA, momenti kur efektivët

TIRANË– Fitimet e efektivëve të pikës kufitare në Morinë që përfunduan sot në pranga mund të shkonin deri në tetë mijë euro në ditë. Mësohet se në kabinat e policisë në kufi me urdhër të prokurorisë ishin vendosur kamera përgjimi të cilat kanë fiksuar çdo lëvizje të punonjësve të policisë.

Pikërisht filmimet kanë zbuluar se në çdo minutë regjistrohej një rast ryshfeti ku vlera më e ulët që policët merrnin ishte 10 euro dhe më e madhe 100 euro. Në këtë skemë rezulton të jetë përfshirë edhe drejtori i i Kufirit dhe Migracionit në Kukës, Fran Kacorri.

Efektivët e arrestuar në bashkëpunim me shefat e tyre, akuzohen se kanë lejuar kontrabandën, trafiqet dhe kalimin e personave me probleme me ligjin në këmbim të parave. Ata manipulonin edhe sistemin TIMS duke ndryshuar të dhënat e hyrjes dhe daljes në këmbim të ryshfetit. Në total, 17 efektivë policie në pikën kufitare në Morinë janë arrestuar pas hetimit, 14 masa sigurie janë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra.

LAJM KRYESOR:VD-AMP&SPAK prangosin 35 policë në Morinë, lejuan trafiqet nga Kosova dhe kalimet ilegale

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet amp arreston ne morine kosove operacion pika 2 amp arreston ne morine kosove operacion pika 2

Sondazh

Poll