Aktualitet

Kanabisi mjekësor/ Flet Alimehmeti: Krijon varësi dhe risk të lartë për abuzim

8 Prill 2022, 13:36 Nga DOSJA
Kanabisi mjekësor/ Flet Alimehmeti: Krijon varësi dhe risk të

TIRANË- Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, duket se është shashka e radhës e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga shqetësimet reale. Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, e tha qartë se përdorimi në masë të gjerë i kanabisit në mjekësi, nuk është një çështje edhe aq shqiptare, pasi do të duheshin studime shumë serioze, për të cilat padyshim nuk diskutohet që do të duheshin laboratorë shumë më të zhvilluar.

Në një intervistë për Fax News, Alimehmeti tha se mjekimi i fundit që është miratuar me nënprodukte të kanabisit ka ndodhur në 2018, por nuk rezulton se nuk ka ndonjë efekt të njohur për sëmundje të caktuara. 

“Studimet për përdorimin mjekësor të kanabisit janë të pakta, që në 1970 kanabisi është cilësuar medikament i skedës 1, në të njëjtin nivel me heroinën, ku ka mundësi të larta për abuzim, dhe nuk kanë një siguri të pranuar. Kjo është në SHBA, ndërkohë që 36 vende atje e kanë lejuar kanabisin mjekësor, ndërsa qeveria federale jo. Është një produkt që ka qenë më parë i përdorur si mjekim, ka disa lloje që kanë marrë përdorim nga FDA, zakonisht për trajtimin e epilepsisë, në forma shumë të rralla, numri i personave këtu do të ishte tejet i vogël. Edhe në disa raste për kimioterapinë. Të gjitha studimet janë bllokuar, ka fusha potenciale për përdorimin, por fillimisht kjo duhet të hiqet nga skeda. Ne në Shqipëri nuk i përdorim mjekimet me bazë kanabisi. Nuk e ndajmë dot, sa kohë që nuk ka studime, do të jenë kompanitë ato që do të vendosin nëse ju intereson në aspektin ekonomik. Kemi të paktën dy nënprodukte të kanabisit, THC, që është përgjegjëse për ndjesinë e të droguarit, dhe CHD, trupi ka hapësirë për ti testuar këto dy lloj produktesh, por kjo derisa aktet ligjore mund ta lejojnë, kur them ne, e kam fjalën për të gjithë njerëzit, jo për ne në Shqipëri. Kjo duhet të verifikohet përmes studimeve,”– tha Alimehmeti.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti ilir alimehmeti

Sondazh

Poll