Aktualitet

Hoxha: Kanabisi mjekësor kërkon kushte, vetëm një e prodhon në Maqedoninë e Veriut

8 Prill 2022, 13:09 Nga DOSJA
Hoxha: Kanabisi mjekësor kërkon kushte, vetëm një e prodhon

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kanabisi mjekësor nuk do të mund të mbillet dot nga fermerët pasi ata nuk munden që ta arrijnë standartin që duhet dhe për pasojë në këtë fushë do të futen në lojë biznesmenët. I ftuar në “News 24”, në emisionin ‘Pikat mbi I’, Hoxha tha se kanabisi mjekësor kërkon kushte rigoroze dhe në Maqedoninë e Veriut vetëm një kompani ka arritur të kapë standartin pasi ka ngritur laborator të vetin që shkon deri në 5 milionë euro. Vaji i kanabisit që prodhohet në Shqipëri. Sipas Hoxhës shitet në Holandë e Belgjikë me nga 2 mijë euro shiringa.

“Çfarë elementi verifikimi kemi që tregon se ky ka pyetur më shumë njerëz, te Këshillimi Kombëtar. Shqiptarët nuk e dinë që këtë lloj kanabisi nuk e mbjellin dot fermerët, por biznesmenët. Nga qeverisja e 2013 për legalizimin e kanabis është folur tre herë dhe është shoqëruar me një bum, është folur për qëllime mjekësore…por kjo nuk ka ndodhur…Në 2020 Rama tha kemi barë gati paketën ligjore dhe do kalohet në parlament dhe nuk kaloi, ndaj edhe doli me këtë teorinë e re. Por kanabisi mjekësor ka kushte rigoroze për t’u kultivuar. Vetëm një në Maqedoni ka arritur të kapë standardin dhe ajo kompani kishte laborator të vetin, laboratori kushton 5 mln euro. Këto kompani punojnë ndryshe…Vaji i kanabisit tonë përdoret në Holandë e Belgjikë…dhe këta që po e prodhojnë vajin në Shqipëri po e prodhojnë me shiringa, 2 mijë euro është një nga ato… Por sot ne duhet të dekriminalizojë kanabisin rekreativ, ky është halli tjetër…Deri tani e di si ka funksionuar kanabisi, merrej leja te drejtori i policisë…,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll