Aktualitet

Hoxha: Një oligark i madh është promotori i kanabisit, do ia dëgjoni krismën

8 Prill 2022, 13:23 Nga DOSJA
Hoxha: Një oligark i madh është promotori i kanabisit, do ia

TIRANË– Kanabisi mjekësor sipas gazetarit Artan Hoxha do të përfundojë në duart e oligarkëve në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në Neës 24, Hoxha tha se promotori i kësaj nisme është një prej ‘të mëdhenjve’ në Shqipëri, term me të cilin u referohet oligarkëve në vend. Sipas Hoxhës, vaji do të jetë produkti kryesor që do të dalë nga përpunimi i kanabisit në Shqipëri dhe do të jetë i gjithi për eksport.

“Një nga gjërat që më ka identifikuar në karrierën time, është se e njoh çështjen e kanabisit nga A te Zh. Vitin e kaluar unë dola me një brend të ri kombëtar, që ishte ‘gorilla’ ishte një farë hibride. Ajo farë kultivohet për 60 ditë. Duke nisur nga kërpi, që quhet kanabis sativa indica. Rama duhet të bënte një pyetje; sa shqiptarë janë marrë me kultivimin e kanabisit?! Shqiptarët e dinë shumë mirë se si kultivohet. Kanabisi në ambientet e mbyllura mund ta marrësh dhe në dhjetor. Kanabisi që përdoret për qëllime mjekësore, është kryesisht për prodhimin e vajit. Jo thjesht për prodhimin e vajit, por ka një përqindje të vogël të kanabisit. Kanabisi mjekësor dallohet. Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët. Njëri nga këta të mëdhenjtë fare, është promotori që e ka bërë këtë gjë. Do ja dëgjoni krismën. Kompania që do të vijë, do të prodhojë, do e dëgjoni. Ky do të jetë i gjithi për eksport, vaji kryesohet. Na u soll si shembull Maqedonia. Në 11 licencat e para që dha Maqedonia, 7 ishin nga Shqipëria që menduan se u bë deti kos. Maqedonia vërtetë mblodhi në fillim lekë, shkuan dhe punëtorë nga Shqipëria, dhe vaj në këtë shtet ka një kompani amerikane. Gjithë të tjerët, iu ngeli stok. Këta që kanë shkuar sot nga Shqipëria janë gropë, kanë dështuar. U premtua para zgjedhjeve se do të ndryshonte ligji, dhe deri tani…Shqipëria sot ka problem kanabisin regreativ. Ne jemi në çdo raport të agjencive të narkotikeve dhe jemi vend origjine të prodhimit të kanabis. Kjo nuk e zgjidh asgjë nga ato që thotë Rama,”- thotë Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll